Arrestohet 45-vjeçari në Cërrik, policia i gjen armë në banesë

0
110

Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia. 45-vjeçari dhunonte bashkëjetuesen dhe ka kanosur me jetë fëmijët e saj të mitur. Ngjarja është regjistruar në Cërrik.

Ndërkohë gjatë këtij operacioni është arrestuar edhe babai i 45-vjeçari. Sipas policisë 71-vjeçari është arrestuar pasi gjatë kontrollit të kryer në banesë dhe në automjetin e tij policia ka gjetur dhe ka sekuestruar 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

“Me qëllim trajtimin e plotë të këtij rasti, kallëzueses dhe fëmijës së saj të mitur iu janë plotësuar kërkesëpaditë për urdhra të mbrojtjes së menjëhershme dhe janë dërguar në qendrën sociale “Forumi i Gruas”, Elbasan, për të marrë asistencën e nevojshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.