Arrestohet autori i vrasjes me thikë në Durrës, momenti kur policia e kap në flagrancë

0
171

Autori i vrasjes me thikë në Durrës, Ilir Koçilja, ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Koçilja është zënë fillimisht me 40-vjeçarin Halil Koka dhe më pas e ka goditur me thikë. Ky i fundit ka ndërruar jetë, teksa po transportohej për në spitalin e Durrësit.

Gazetari Leonidha Musai ka raportuar më herët se ata janë fqinjë me njëri-tjetrin. Mirëpo, shkaqet e sherrit nuk dihet ende./abcnews.al