Arrestohet autori i vrasjes së dyfishtë në Kurbin, pranga dhe dy mjekëve të cilët e mjekonin ilegalisht

0
307

Policia ka vënë në pranga autorin kryesor për vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likës më 30 maj 2020 në Kurbin.

I arrestuari është Eduard Lame, mbeti i plagosur në këmbë momentin kur ndodhi vrasja.

Lame është paraqitur në spital me një plagë, e cila ishte e infektuar.  Atij i është komunikuar urdhërndalimi.

”Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi E. L.,  30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë shtetasit B. H.,37 vjeç dhe P. Gj.,53 vjeç, si dhe u plagos shtetasi  K. T., 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kapja dhe arrestimi i  tij u bë i mundur nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, të cilët finalizuan operacionin e koduar “Klinika”.

Arrestohen mjeket – Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy mjekët në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit V. M., 42 vjeç dhe B. L, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje.

Vrasja- Biznesmenët Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji (Markaj)u ekzekutuan jasht ambjenteve te nje hoteli ne autostraden Milot-Mamurras prane fshatit Gjorm të Kurbinit.

Skena e krimit është fiksuar nga kamerat e sigurise të hotelit ku ndodhi ngjarje, teksa duket një person i maskuar që del nga nje automjet dhe qëllon në drejtim të dy përsonave.

Në ato momente 37-vjeçari Bujar Lika (Hasani) ka hapur zjarr ndaj atentatorit, duke qëlluar me pistolete dy herë në këmbë.

Dyshimet janë se vrasja e biznesmeneve është pasojë e konflikteve të vjetra dhe përplasjes mes grupeve kriminale.

Deri tani i ndaluar eshte 21-vjeçari Kreshnik Tusha.

oranews