Arrestohet Elvis Gaçaj, pjesëtar i klanit Duka, i cili qarkullonte me armë zjarri dhe lëndë narkotike. Ai u ndalua së bashku me një shtetasin Marsel Dobi, teksa lëviznin me një automjet tip Volksëagen në Tiranë.
Gaçaj është dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe vjedhje me dhunë. Elvis Gaçaj, i njohur si pjesëtar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos.
Për këtë ngjarje ai u arrestua në Durrës më herët në vitin 2019. Gaçaj u prangos edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, një një apartament pranë shkollës “Partizani”. Policia e kryeqytetit gjeti një pistoletë dhe lëndë narkotike në banesë. Gjykata vendosi për dy të pandehurit t’i lërë në “arrest shtëpie” në atë kohë.
Emri i Elvis Gaçaj do të dilte në skenë në atentatin e 1 tetorit të 2015. Ai i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të. Elvis Gaçaj akuzohet edhe për parcelat e hashashit në zonën e Shëngjergjit, si personi që i dispononte dhe financonte me lëndë narkotike./abcnews.al