Arrestohet i shumëkërkuari Talo Çela?

0
10407

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me FNSH dhe Drejtorinë operacionale janë duke kryer një aksion në qytet. Pak më parë përmes komunikatës policia konfirmoi se kishte arrestuar një person i cili ishte i armatosur por oa dhënë detaje mbi identitetin e tij. Ende nuk dihet nëse personi i arrestuar është i shumëkërkuari Talo Çela i cili rezulton i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qarkun e Elbasanit dhe kërkohet prej vitesh nga policia. Ngjarja më e fundit, emri i tij lakohet në ngjarjen e ndodhur në fshatin Papër ku si pasojë e një shkëmbimi zjarri mbeti i plagosur i kërkuari Nuredin Dumani i cili u arrestua më pas.

Pritet konfirmimi për identitetin e të arrestuarit të sotëm! /Elbasani flash