Arrestohet ish-drejtori i postës së Korçës dhe ish-specialisti i sigurisë, 7 zyrtarëve u ndalohet të dalin jashtë shtetit

0
169

Ish-drejtori i postës shqiptare në Korçq,  Valter Gora dhe ish-specialisti i sigurisë pranë Albano Bibo janë arrestuar ditën e sotme në kuadër të operacionit të koduar”Kontrata”.

Policia bën me dije se është dhënë masë shtrenguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit” 7 punonjës të tjerë Adriana Koxheri, Kamela Myrte, Anila Koroveshi, Bardhyl Pane, Elona Galo, Bledian Çoçka, Ermira Morava.

Ndërkohë, është shpallur në në kërkim shtetasi S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec

“Nga hetimet e kryera rezulton se nëntë shtetasit e mësipërm, duke ushtruar detyrat e tyre respektive pranë Postës Shqiptare në filialet Korçë, Pogradec dhe Maliq, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente duke kryer përcaktime subjektive të ofertave në dobi të shtetasve të ndryshëm, kanë firmosur kontrata fiktive me tejkalime afatesh, kanë nënshkruar kontrata abuzive për dhënie ambientesh me qira në funksion të këtij institucioni, prej të cilave ish-drejtori V. G., ka përfituar shuma të konsiderueshme, në mënyrë direkte ose indirekte.

Në vijim të veprimeve procedurale është provuar se shuma totale e përfituar si paradhënie nga qiradhënësit është 23.535.000 lekë, shpenzim ky i paargumentuar mbi fondet e programuara të këtij institucioni.”– njofton policia.

Nga ana e Policisë, po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasit S. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

ORA NEWS