Arrestohet ish-kryebashkiaku i PS dhe ish-deputeti Bici në Gramsh

0
272

GRAMSH- Është arrestuar ish-deputeti Dritan Bici nga efektivë të policisë së Gramshit. Bici, që dikur ishte kryebashkiak i PS-së në këtë qytet, më vonë kandidoi për deputet nën logon e PDIU.

Mendohet se shkak për arrestimin ka qenë një gjobë e vendosur në automjetin e djalit të tij tip Audi, pasi e kishte parkuar në vendin e rezervuar për policinë e Gramshit. Debati midis efektivëve të policisë ka arritur deri në momentin ku ish-deputeti Dritan Bici ka tentuar të qëllojë njërin prej 2 efektivëve.

Pas arrestimit nga policia e Gramshit, me akuzën e kanosjes së efektivëve të policisë, Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendosi masën e arrestit detyrim për paraqitje për ish-deputetin Dritan Bici. Bici më herët ka qenë dhe kryebashkiak i qytetit të Gramshit dhe ka pasur dhe incidente të tjera të ngjashme.

Marrë nga Syri.net