Konor Mek Gregor është arrestuar për ngacmim seksual në Korsika. Ish-kampioni i botës në “UFC” akuzohet se ka dalë nudo teksa ishte duke pushuar në Korsikë pranë princeshës së Monakos.
Sipas agjensisë së lajmeve “AFP”, 32-vjeçari është arrestuar pas këtij incidenti. Në një deklaratë nga policia bëhet e ditur se pas një incidenti me datë 10 shtator, aktet mund të cilësohen si tentativë për ngacmim seksual.
PANORAMASPORT.AL