Arrestohet në Dubai Altin Sinomati/ Porositësi i vrasjes së Selavdi Shehajt

0
40

Në Dubai është arrestuar shqiptari Altin Sinomati, i cili dyshohet se është urdhëruesi i vrasjes së Selavdi Shehaj, ngjarje kjo e ndodhur ne Itali më 20 shtator 2020.

Altin Sinomati, i njohur ndryshe si Aldo ose Il Lungo, dyshohet se ka urdhëruar Raul Esteban Calderon për vrasjen e Selavdi Shehaj, kunderejt pagesës prej 150.000 eurosh.

Raul Esteban Calderon, autori i krimit, dhe Giuseppe Molisso, bashkëpunëtori, janë dënuar tashmë me burgim të përjetshëm për vrasjen nga Gjykata e Krimeve të Rënda e Frosinone-s.Altin Sinomati, në një çështje tjetër penale, akuzohet se ka qenë furnizonte me kokainë organizatën kriminale që vepronte në Romë, të udhëhequr nga Giuseppe Molisso së bashku me Leandro Bennato.

Ardit Murataj