Arrestohet në Greqi i shumëkërkuari Ralf Feruku, mik i Alket Rizait

0
151

Policia greke ka arrestuar të shumëkërkuarin Ralf Feruku, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arresti për vrasje. 48 vjeçari, mik i Alket Rizait, u ndalua në Aeroportin e Athinës në tentativë për t’u larguar jashtë. Kontrolli në sistem zbuloi se ndaj tij kishte një urdhër arresti për vrasje me dashje dhe shpërthim.

Arrestimi i 48-vjeçarit, i njohur edhe si “Takis Shqiptari” u bë pasditen e së martës. Ai akuzohet për një shpërthim të ndodhur në fund të vitit 2014 në një makinë smart në lëvizje në Attiki Odos pranë aeroportit, që çoi në vdekjen e një 35-vjeçari shqiptar dhe plagosjen rëndë të një gruaje, sipas mediave greke.

48-vjeçari rezulton i përfshirë edhe në një sulm të ndodhur në një lokal në Glyfada në tetor 2017, ku humbën jetën një person dhe u plagosën tre të tjerë. Në atë kohë, ai ra në pranga teksa ndodhej në një makinë me Alket Rizain, i cili kishte marrë leje disa ditore nga burgu i Dhomokos ku kryen dënimin./abcnews.al