Arrestohet në Spanjë i shumëkërkuari Lulzim Berisha, pritet ekstradimi

0
134

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Lulzim Berisha është arrestuar në Spanjë. Lajmi konfirmohet nga Policia Shqiptare, e cila thotë se ka nisur procedurat, që Berisha të ekstradohet për t’u përballur më pas me drejtësinë shqiptare.

Njoftim i Policisë: 

Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e suksesshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”. Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

.