
Një 35-vjeçare në Elbasan është vënë në prangat e Policisë, pasi akuzohet se ka trafikuar emigrantë sirianë, kundrejt një fitimi monetar. Mësohet se 35-vjeçarja ka qenë duke transportuar 5 shtetas të huaj, kur është arrestuar në flagrancë nga ana e Policisë.
Operacioni është zhvilluar “pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetase po transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasen: K. B., 35 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Korçë”.
Arrestimi i saj u bë pasi u kap duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 5 sirianë duke u marrë nga 200 Euro secilit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Vihet në pranga një 35-vjeçare, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 5 shtetas të huaj nga vendet e treta.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetase po transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasen: K. B., 35 vjeçe, banuese në fshatin Libonik, Korçë.
Arrestimi i saj u bë pasi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 5 shtetas sirianë, kundrejt përfitimit 200 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti, 410 euro që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe një aparat celular.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”./Elbasani flash
