Arrestohet një turist francez në Sardenjë teksa tentoi të largohej me 41 kilogramë… guralecë

0
323

Marrja, posedimi ose shitja e rërës, guralecave, gurëve ose guaskave të mbledhura në Sardenjë pa leje dënohet me gjobë që varion nga 500 euro deri në 3,000 euro.

Një turist francez u arrestua teksa tentoi të largohej nga Sardenja me 41 kilogramë guralecë dhe gurë të mbledhur ilegalisht nga një plazh në bagazhin e makinës së tij , njoftuan sot autoritetet.

Doganierët italianë e ndaluan francezin përpara se të hipte në një traget që lidh Porto Torres (Sardinia veriperëndimore) me Nice (Franca juglindore).

“Ai kishte në bagazhin e makinës së tij 41 kg guralecë dhe gurë nga plazhi Labianou, të cilët u konfiskuan dhe do të kthehen në plazh”, thuhet në njoftimin e autoriteteve doganore.

Sardenja është e njohur për plazhet e saj të pacenuara me rërë të bardhë, të konsideruara aq të çmuara sa autoritetet rajonale miratuan një ligj në vitin 2017 që ndalon turistët të mbledhin dhe ta marrin me vete.