Arrestohet presidenti i Koresë së Jugut, 1000 oficerë mësyjnë banesën e Yoon

0
2

Yoon Suk Yeol i Koresë së Jugut është bërë presidenti i parë në detyrë i vendit që është arrestuar, duke i dhënë fund një përplasjeje disajavore mes hetuesve dhe sigurimit të tij personal.

Yoon, përpjekja e dështuar e të cilit për të vendosur ligjin ushtarak e zhyti vendin në trazira dhe e çoi drejt shpalljes fajor nga Parlamenti, po hetohet me akuzat për kryengritje.

Megjithatë, teknikisht ai është ende presidenti, pasi një gjykatë kushtetuese duhet të vendosë nëse shkarkimi i tij është i vlefshëm.

Hetuesit përdorën shkallët për të arritur në Yoon, personeli i Shërbimit të Sigurisë Presidenciale (PSS) të të cilit kishte ngritur barrikada në një përpjekje për të penguar arrestimin e tij

 

Udhëheqësi 64-vjeçar tha se pranoi të paraqitej para Zyrës së Hetimit të Korrupsionit për zyrtarë të lartë (CIO) për të shmangur gjakderdhjen.Në një video-mesazh tre-minutësh, Yoon tha se do të respektonte hetimin kundër tij edhe pse ishte kundër tij.

Ai vazhdimisht ka pohuar se urdhri për arrestimin e tij nuk është ligjërisht i vlefshëm. Yoon tha se ishte dëshmitar se si autoritetet “pushtuan” perimetrin e sigurisë së shtëpisë së tij.

“Vendosa të paraqitem para CIO-s, edhe pse është një hetim i paligjshëm, për të parandaluar çdo gjakderdhje të pakëndshme”, tha ai.

Më shumë se 1000 oficerë ishin pjesë e operacionit të së mërkurës, i cili shënoi herën e dytë që oficerët tentonin ta arrestonin.

CIO që po heton Yoon, më parë u përpoq ta arrestonte atë më 3 janar .