Arrestohet pronari i rrjetit të njohur të dyqaneve kozmetike dhe supermarketeve, zbulohet arsyeja

0
59

Presidenti i Bordit të Drejtorëve të rrjetit të dyqaneve të kozmetikës kroate si dhe marketeve “DM”, i pranishëm edhe në Maqedoninë e Veriut, Mirko Mrakužić përfundoi në paraburgim.

Kjo pas dyshimeve se ka sulmuar një 36-vjeçar me shkop bejsbolli. Sipas Jutarnji list, ngjarja ka ndodhur në Zagreb.

“Siç mësuam, ai e dhunoi 36-vjeçarin dhe e kërcënoi me vdekje, duke i thyer edhe makinën”, raporton Jutarnji list, por nuk sqaron arsyet e konfliktit mes tyre.