Një skandal i ngjashëm me atë të Harvey Weinstein në Hollywood është raportuar edhe në Serbi. Regjisori dhe mësuesi i njohur i aktrimit serb Mika Akesić është arrestuar pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur. Ky rast u bë publik pas denoncimit të aktores Milena Raduloviç.
Ajo e ka akuzuar regjisorin Akesić se e ka përdhunuar kur ka qenë në moshën 17 vjeç, ndërsa ai 61 vjeç dhe kjo gjë ka ndodhur disa herë.
“Më ka përdhunuar kur isha 17-vjeçare,”-ka thënë Radullovic, e cila ka luajtur edhe në serinë “Besa”, pjesë e së cilit luajnë edhe disa aktorë shqiptarë.
Mësohet se regjisori i pyeste vajzat e moshës 13-14 vjeçare nëse kanë bërë seks dhe nëse kjo u ka pëlqyer dhe u kërkonte që ato të shkonin në shkollë me fustane.
Në vitin 1995 Aleksic ka qenë regjisor i një filmi mbi dasmën e kriminelit të luftës Arkan dhe këngëtares së turbofolkut Ceca. Më 1993 Aleksic ishte kandidat i partisë së Arkanit për parlamentin serb. Shkollën e tij të aktrimit e kanë ndjekur mbi 3000 të rinj (djem e vajza).
Ora news