Një vrasje ka ndodhur në mesnatën e 15 shkurtit në Francë ku një 34-vjeçar ka humbur jetën, sipas prokurorit publik, thojnë mediat vendase.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e viktimës. I dyshuari, një 30-vjeçar shqiptar me banim në të njëjtin banesë, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes nga policia.
Sipas elementeve të para të hetimit, i dyshuari ka shpjeguar se ka pasur një debat me viktimën gjatë ditës së martë për çështje që kanë të bëjnë me fenë, sipas medias franceinfo e cila ka marrë informacione nga një burim i afërt me hetimin.
I dyshuari më pas është arrestuar pak pas orës 02:00 dhe është dërguar në paraburgim. Ai është i njohur për drejtësinë dhe banon në Francë në mënyrë të paligjshme. Në të njëjtën kohë, zjarrfikësit gjetën trupin e viktimës krejtësisht të zhveshur në vaskë, dhe me plagë të shumta me thikë. Në muret e banesës dukeshin gjurmë të shumta gjaku, ndërsa dyshemeja ishte pastruar.