GREQI-Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Argostoli, Kefalonia ku pikas nga oficerët e policisë, i cili u kontrollua dhe u konstatua se kishte një urdhër-arresti ndërkombëtar të pazgjidhur nga autoritetet shqiptare për rrëmbim dhe krime kundër familjes.
I huaji 50-vjeçar u arrestua dhe u dërgua në Prokurorinë Penale të Kefalinisë, me urdhër të së cilës u referua në Prokurorinë e Apelit të Korfuzit, e cila është përgjegjëse për fillimin e ekstradimit të tij në shtetin fqinj në ekzekutimin e dokumentit të akuzës.
Nga ana tjetër u zbulua se shqiptari ishte i dënuar dhe në Belgjikë, raportojnë mediat greke. U konfirmua se ai ishte dënuar edhe me katër vite burg për trafik droge dhe u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Kalkidës, e cila po shqyrton nëse do ta ekstradojë në Belgjikë.