Arrestohet zyrtari I bashkisë Librazhd,lejonte derdhjen e plehrave në mjedis

0
340
Foto ilustruese

Një 33 dhe një 36 vjeçarë kanë rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se në bashkëpunm me njëri-tjetrin kanë ndotur ambientin .

Përkatësisht 33-vjeçari me inicialet A.A është administrator i një firme e cila ka marrë tenderin për pastrimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd dhe dyshohet se ka derdhur mbetjet në një vend që nuk lejohet, duke ndotur ambientin dhe E.A., 36 vjeç, me detyrë përgjegjës i gjelbërimit në Bashkinë Librazhd, pasi duke shërdoruar detyrën ka lejuar këtë paligjshmërinë .

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u proçeduan penalisht shtetasit:

A.A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi është administrator i një firme e cila ka marrë tenderin për pastrimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd dhe dyshohet se ka derdhur mbetjet në një vend që nuk lejohet, duke ndotur ambientin dhe E.A., 36 vjeç, me detyrë përgjegjës i gjelbërimit në Bashkinë Librazhd, pasi duke shërdoruar detyrën ka lejuar këtë paligjshmërinë. Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme procedurale./ Elbasaniflash.al