Milani ka arritur marrëveshje me Zlatan Ibrahimovicin për vazhdimin e kontratës së sulmuesit 38-vjeçar.
Mediat italiane raportojnë se Ibrahimovic ka vendosur të qëndrojë në Milan, pasi ka rënë në ujdi me drejtuesit e klubit kuqezi, transmeton Gazeta Express.
Milani ia ka plotësuar kërkesën për pagë vjetore 7 milionë euro suedezin dhe marrëveshja mes tyre do të finalizohet sot gjatë ditës.
Ibrahimovic u rikthye në Milano nga LA Galaxy në janar dhe i ndihmoi skuadrës ta zërë vendin e gjashtë në Serie A, duke i shënuar 10 gola në 18 ndeshje në ligë. /Gazeta Express/