ARRSH: Po punohet për pastrimin e borës në Bogë-Theth! Rruga është e hapur për mjetet

0
98

Përmes një njoftimi, Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se situata e reshjeve ka rënë në aksin rrugor Bogë-Theth. Sipas ARRSH borëpastrueset po punojnë për pastrimin e borës nga rruga.

Aktualisht rruga është e hapur për qarkullimin e mjeteve.

Gjithashtu ARRSH bën thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe me zinxhirë, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.