Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur gjatë mbrëmjes se kanë nisur reshjet e dëborës edhe në Qafë Thanë, ndërsa u kërkoi drejtuesve të mjeteve të lëvizin me goma dimërore dhe zinxhirë.
Sipas ARRSH-së, aktualisht qarkullimi i mjeteve kryhet pa problem.
“Po punohet me mjete borëpastruese për pastrimin dhe zgjerimin e rrugës. Qarkullimi kryhet pa problem. Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, në këtë aks, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë”, u shpreh ARRSH. /