Arsenali e pret kampionin e ri të Anglisë, Liverpoolin, në përpjekje për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Evropës.
Topçinjtë janë nikoqirë të të kuqve në Emirates, në një ndeshje të javës së 36-të që nis në orën 21:15,
Skuadra e Mikel Artetës, që është pa fitore në dy ndeshjet e fundit, e di se sonte e ka mundësinë e fundit për të mbetur në garë për kualifikim në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.
Siç qëndrojnë gjërat, Arsenali është në pozitën e 10-të me 50 pikë, gjashtë më pak se vendi i gjashtë, Wolves, i cili është i fundit që siguron një vend në garën dytësore evropiane për klube.
Arsenali nuk do ta ketë aspak të lehtë, pavarësisht se luan ndaj një skuadre tashmë kampione dhe të kualifikuar në Ligën e Kampionëve, sepse Liverpooli është në ndjekje të një rekordi historik.
Skuadra e Jurgen Kloppit synon ta thyejë rekordin për më së shumti pikë të mbledhura nga një ekip brenda sezonit në Premierligë.
Të kuqtë i kanë 93 pikë tani për tani dhe mund të shkojnë në kuotën e 102 pikëve nëse i fitojnë tri ndeshjet e mbetura deri në fund, kështu do ta kalonin rekordin aktual prej 100 pikëve, i vendosur nga Manchester City.
Klopp ka vendosur ta lërë Xherdan Shaqirin në stol për këtë ndeshje derbi.
Ndërkohë, Granit Xhaka është titullar për Arsenalin, ndërsa Shkodran Mustafi në stol.
Formacionet zyrtare:
Arsenal:
Liverpool: