Arsenali raportohet se është ende duke punuar për transferimin e Douglas Luizit nga Aston Villa.
“Topçinjtë” tentuan ta transferonin mesfushorin brazilian në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, por nuk ia dolën – transmeton Gazeta Express
“Football Insider” ka raportuar se Arsenali nuk ka hequr dorë nga Luiz dhe se klubi po planifikon të rikthejë interesimin para afatit kalimtar të dimrit.
Londinezët thuhet se po mbajnë kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit.
Në anën tjetër, edhe dëshira e 24-vjeçarit është që të transferohet në “Emirates Stadium” dhe ai dëshiron që kjo lëvizje të realizohet. Dëshirën e tij ai ia ka treguar tashmë edhe miqve të tij.
Ndërkohë, Aston Villa raportohet se ka zhvilluar bisedime me mesfushorin për rinovim të kontratës, por nuk ka arritur marrëveshje.
Kontrata e Douglas Luizit skadon më 30 qershor 2023. Kjo nënkupton se ai mund të largohet si futbollist i lirë në afatin kalimtar të verës.
Gjithashtu, ish-futbollisti i Manchester Cityt mund të negociojë me klubet e interesuara për një para-kontratë që nga janari i vitit tjetër. /Gazeta Express/