Tregu i punës dhe nevojat për profesione duket se më në fund po diktojnë interesin e nxënësve që mbarojnë shkollën 9-vjecare për të ndjekur shkollën profesionale në Elbasan, me qëllim marrjen e një profesioni.
Ky fakt pohohet edhe nga drejtori i shkollës së mesme profesionale, i cili tregon edhe degët ku interesi është më i lartë: “Kemi kërkesë shumë të madhe për shërbimet e mjeteve të transportit, dega e hoteleri-turizmit dhe ndërtimi”.
Tashmë, shkollat profesionale nuk po kërkohen vetëm nga nxënësit që nuk kanë mesatare të lartë, pasi shkolla ka klasa ku mesatarja e rezultateve të nxënësve varion nga 8.5 deri në 10.
Gjithashtu, nxënësit po vijnë edhe nga qarqe të tjera të vendit.
Aktualisht, shkolla ka regjistrime të kënaqshme në 9 nga 11 degët që ka, ndërsa sistemi dual i jep mundësi nxënësve që gjysmën e programit mësimor ta bëjnë pranë bizneseve në varësi të degëve që ndjekin.