Ndoshta mund të keni dëgjuar se mbajtja e llastikut të flokëve në dorë është shumë i dëmshëm për shëndetin, por mund të mos i keni kushtuar rëndësi. Por, sipas Bright Side mbajtja e tij në dorë sjell një sërë rreziqesh, prandaj është e nevojshme të mësoni ta largoni këtë zakon nga vetja.
Mund të shkaktojë probleme me qarkullimin e gjakut.
Kur mbani një llastik flokësh në kyçin e dorës, shtrëngoni enët e gjakut dhe për pasojë kjo ndikon në qarkullimim normal të gjakut në trup. Si rezultat, mund të shkaktohet sindroma e tunelit karpal, e cila sjell dhimbje dhe mpirje të gishtërinjve.
Mund të shkaktojë një infeksion kërcënues për jetën.
Kur mbani një llastik flokësh në dorë për një kohë të gjatë, lëkura dëmtohet për shkak të shtrëngimit. Bakteret nga vetë llastiku dhe nga lëkura hyjnë në plagën e shkaktuar dhe e infektojnë atë. Një shembull për mbajtjen e llastikut në dorë e sjell Audree Kopp, nga Shtetet e Bashkuara, e cila tregon se pasi e bëri këtë veprim, iu shfaq një gungë në dorë që rritej vazhdimisht. Antibiotikët që i rekomanduan mjekët nuk i dhanë asnjë ndihmë, derisa iu nënshtrua një operacioni.
Mund të ndikojë në pamjen tuaj.
Mbajtja e një llastiku flokësh në dorë nuk është aspak elegante. Do të ishte shumë më mirë të zgjidhnit një byzylyk ose orë që do t’i përshtatej më shumë pamjes tuaj. /abcnews.al/