Talentet janë të larmishme në njerëz të ndryshëm.
Mundësitë për t’i shfaqur ato janë nga më të ndryshmet gjithashtu, sidomos në kohën aktuale ku ofrohen hapësira të shumta. I tillë është rasti i një artisti nga India, i cili arrin të pikturojë me anë të një makine shkrimi.
Por nëse ai bën qoftë edhe një gabim, e gjithë puna shkon dëm dhe duhet të rikthehet nga e para. Ai është i aftë të pikturojë njerëz dhe vende, vetëm duke shtypur tastet në makinën e shkrimit. Në një video të publikuar së fundmi, ai shihet se ka pikturuar Nënë Terezën, një figurë e njohur gjerësisht në Indi.
lajmi.net