Asambleja e PS/ Rama shkarkon të gjithë sekretarinë e PS, pritet të zgjidhen në shtator

0
161

Zbardhen vendimet e Asamblesë së PS. Kryesocialisti Edi Rama ka shkarkuar të gjithë sekretarinë e Partisë Socialiste. Po ashtu mësohet se kjo strukturë drejtuese e PS do të plotësohet në shtator.

Vetëm Damian Gjikuni është zëvendësuar dhe postin e tij si sekretar i përgjithshëm e ka marrë Blendi Klosi.

Sekretaret e shkarkuar jane:

Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji

Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj

Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti

Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj

Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj

Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko

Sekretari për Migracionin, Laert Duraj

Po ashtu, sot në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste u mor edhe vendimi për të emëruar Bledi Çuçin si kryetar të Grupit Parlamentar të PS.