Asfalt elektoral në Belsh 1 javë para 11 Majit, prokuroria hap dosjen penale në Elbasan

0
2

Një denoncim publik i postuar në median sociale “Facebook” nga kandidati për deputet i PD në Belsh, Dritan Cani, ka sjellë hapjen e një dosje penale në prokurorinë e Elbasanit, për keqmenaxhim të fondeve publike dhe korrupsionit zgjedhor.

Denoncimi është kryer 1 ditë më parë nga Dritan Cani, i cili vinte në dukje mjetet e kompanisë së ndërtimit “Vëllezërit Hysa” në Belsh, duke kryer punime asfaltimi të një rruge lokale, ku siç pretendon kandidati i PD, rruga ndodhet në lagjen e Kryetarit të Partisë Socialiste në Belsh.

Tashmë prokuroria e qytetit, ka nisur hetimet kryesisht duke marë në pyetje disa persona dhe verifikuar fondet financiare që janë përdorur për kryerjen e këtyre punimeve në rrugë, vetëm 5 ditë para datës së zgjedhjes parlamentare.

Në videon e publikuar në “Facebook”, kandidati i PD, Dritan Cani, ve në dukje se pse Kryetari i PS në Belsh dhe Kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, kujtohet fiks 1 javë para ditës së zgjedhjeve për të kryer këto punime.

“…e denoncojmë publikisht këtë fakt, sepse gjatë gjithë këtyre viteve këta njerëz janë gënjyer, janë mashtruar dhe tani kjo është farsa e rradhës, me të cilën mundohen ti gënjejnë për ti marë votat.

Ta shtrojnë rrugën, njerëzit duhet ti kenë rrugët, por jo pas 12 vitesh dhe 1 javë para zgjedhjeve…”-deklaron kandidati Dritan Cani.