ASGJË NUK ËSHTË NË RREGULL!

0
178

Nga Sidorela Kolaci!

Dëgjoj rëndom, kudo -Rinia e sotme është një brez dembelash… Keni të drejtë. Jemi një brez dembelash!! -Jemi sepse hidhen miliona/miliarda lek për projekte mbshtetese për të rinjtë dhe po… mbeshteten xhepat e organizatorve por jo të rinjtë!! He se kush rri meret me këta dembelë …i gënjejme me një coctail dhe janë ne rregull. Asgjë nuk është n ë rregull!! -Jemi një brez dembelash sepse ka mjaftueshem fonde për të organizuar udhëtime të ministrave dhe delegatëve të tyre, por jo të organizohen exchang-e midis universiteteve tona dhe atyre europiane që ne të rinjtë të përftojme pervojë, eksperiencë dhe aftësi për ta vënë në zbatim pastaj në vendin tonë… -Jemi dembela sepse JU mendoni se për ne është më kollaj të marrim nga xhepat e varfër të prindërve tanë… A e keni menduar ndonjëher pse të rinjte jashtë punojnë edhe studiojnë njëkohesisht !? Sepse kudo të rinjte që punojne duartrokiten dhe mbeshteten. Ndërsa ne, në Shqiperi jo vetem që rrallë ofrohet pune part-time në konfort te orareve shkollore, por vete insitucionet arsimore vendosim orare skandaloze, aspak favorizuese qe ne të mund të studiojmë dhe ti dalim vetë zot vetes gjithashtu …

Edhe kështu na gjeni në kafe, se oren tjeter kemi mesim dhe nuk mund ta humbim. E megjithatë ju preferoni të na quani dembelë jo individe me integritet që duam tja dalim në vendin tonë. Pastaj habiteni kur largohemi dhe shkelqejmë në një vend te huaj! E dini..!?

Bejmë mirë që largohemi. Nese nuk ju pelqen …na mbani me kushtet qe ne vendosim!! Jo me kot unë jam sot pjese e Bindjes Demokratike. E vetmja parti që ka dëgjuar idetë dhe “idealizmat” e mia, më ka degjuar për shqetesimin tim rreth problemit që sot bërtet me të madhe “po rrjedh truri”.

Nese nuk do gjeja kete mbeshtetje, ose nëse nuk do e gjej të njejten mbeshtetje në të ardhmen do bej edhe unë gati valixhet !!

Elbasani flash