Kristjan Asllani ka qenë protagonist absolut në kualifikimin e Interit në çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Mesfushori shqiptar shënoi golin e dytë për ekipin e tij ndaj Udinese, me një goditje spektakolare direkt nga këndorja, duke e çuar sferën direkt në rrjetë, shkruan A2.
Por përtej golit, Asllani ishte thuajse perfekt edhe në pasimet e tij, duke gabuar vetëm 3 të tillë në 48 të tentuar në 63 minutat që qëndroi në fushë.
Falë statistikave të regjistruara në këtë ndeshje, ”SOFASCORE” ka vlerësuar me notën 7,6 mesfushorin shqiptar, i cili ishte ndër më të mirët në fushën e lojës. (A2