Asnjë jashtë universiteteve/ Kandidatët në listë pritje kanë një mundësi tjetër

0
194

Asnjë prej maturantëve që dëshiron të vijojë studimet e larta nuk mbetet pa shkollë. Ndryshim bën dega ku regjistrohet e cila varet nga rezultatet e gjimnazit. Pavarësisht kësaj drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar thotë se të gjithë mund ta gjejnë veten.

“Çdo maturant e gjen veten në një  program studimi.  Në fund të raundit të parë  universitetet  kanë mundësi të bëjnë rialokim kuotash, nga programe më pak të preferuara tek më të preferuarat, që i afrohen dëshirës së maturantëve dhe kërkesave te tregut të  punës”

Në prag të mbylljes të fazës së parë  të raundit të parë në universitete janë regjistruar rreth 25 %  e aplikantëve.  Në degët me konkurs kuotat thuajse janë plotësuar.

“Ecuria shumë shumë  e mirë, mesdita e ditës së dytë, më mirë se vjet, mbi 5300 maturante të regjistruar. Degët që kishin konkurs, po ezaurohen plotësisht, 1 ditë e gjysmë  rreth 90% tek mjekësia, arkitektura 80%, sportet artet kanë ecuri të mirë.  Maturantët që e  kanë ndarë  mendjen regjistrohen brenda fazës së parë.”

Listat e fituesve në portalin u-Albania rinovohen të enjten e 31 gushtit. Kandidatët për studentë në listë pritje kanë një tjetër mundësi.

“Sistemi kalkulon lëvizjen e vijës së kuqe dhe të gjithë ato maturantë që nuk janë regjistruar lirojnë vendet e studimit për të tjerët  në pritje”

Specialistët e arsimit mendojnë se më 11 shtator kur përfundon dhe faza e fundit e këtij raundi  rreth 80% e maturantëve do jenë regjistruar  në  fakultetin  të cilit  duan ti bashkohen. Për të tjerët aplikimn në portalin u-Albania rifillon më 15 shtator.