Asnjë jetë e humbur, mbi 200 të infektuar me Covid

0
374

Në krahasim me një ditë më parë numri i rasteve të reja të infektuar me Covid në vendin tonë është rritur ndjeshëm.

Në raportin e fundit të publikuar nga ministria bëhet me dije se nga 5536 testime janë konfirmuar të infektuar me Covid 220 qytetarë dhe fatmirësisht nuk ka humbur jetën asnjë person.

Rastet e reja janë konfirmuar  67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste  në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër,  Pogradec, Berat, 2 raste  në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.

Gjithashtu në orët e fundit betejën me COvid e kanë fituar 31 qytetarë duke e çuar në 130 470 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Ndërkaq janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë

Statistika (10 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         220
Të shëruar në 24 orë       31
Të shtruar në spitale       33
Humbje jete në 24 orë     0
Testime ditore                 5536

Testime totale             938,527
Raste pozitive             134,201
Raste të shëruara       130,470
Raste Aktive                    1,271
Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             447
Shkodër          189
Vlorë               139
Elbasan           120
Fier                  120
Lezhë              65
Durrës             58
Berat               40
Kukës              31
Gjirokastër       28
Korçë               17
Dibër                 8./