Asnjë masë nga ndihma sociale e bashkia Elbasan, familja Jugu nuk siguron dot as ilaçet

0
47

Kushtet e vështira ekonomike dhe shëndetësore ua kanë vështirësuar jetesën pjesatarëve të familjes Jugu në Elbasan. Ata nuk kanë mundësi të sigurojnë as medikamentte e nevojshme për kurimin e sëmundjeve, ndërsa nga Bashkia e Elbasanit nuk u është ofruar asnjë ndihmë. Të gjendur në kushte tejet të vështira, ata i bëjnë apel për ndihmë çdo qytetari që ka nevojë.

Pjesëtarët e familjes Jugu në Elbasan ndodhen në kushte shumë të vështira ekonomike dhe shëndetësore. Kryefamiljari 70 vjecar Safet Jugu është i semure me hernie diskale dhe ka kryer 8 operacione, teksa edhe 3 prej anetareve te tjere jane te semure.

I moshuari kujdeset per djalin me semundje kardiake dhe per gruan e tij e cila per shkak te problemeve te kembeve e ka tejet te veshtire per te ecur, ndërsa nje prej djemve per shkak te problemeve psikike eshte detyruar ta dergoje ne psikiatri per kurim.

Shpesh herë ai i eshte drejtuar institucionit te ndihmes sociale dhe bashkise Elbasan, por thotë se pergjigja e vetme qe u kane dhene eshte mungesa e fondeve. Medikamentet qe secilit prej tyre u nevojiten jane te kushtueshme dhe me te ardhurat e pakta qe perfitojne nga pensioni detyrohen te marin shpesh here para borxh .

Si të mos mjaftonin këto probleme, në faturën e ujit te pijshem Ujësjelles Kanalizime Elbasan i ka faturuar kesaj familjeje ne muajin gusht 500 meter kub uje me teper sec kanë konsumuar.

Me lot ne sy e zonja e shtëpisë shpreh veshtiresine me te cilen haset cdo dite dhe nevojen qe ka per ilacet e kushtueshme.

Bashkeshortet Jugu kerkojne ndihme te menjehershme per kete padrejtesi te bere ndaj tyre. Edhe pse cdo shprese ndaj ndihmes nga bashkia Elbasan eshte shuar, ata bëjnë apel për ndihmë ndaj të gjithe Shqiptareve që kane mundesi, pasi jetesa ne kushtet ku ata ndodhen është tejet e veshtirë.

© SYRI.net