“Ata sillnin autobusë me femra”, Helguera zbulon festat e çmendura te Reali

0
140

Ivan Helguera ka qenë pjesë e Reali të Galaktikëve, që kishte emra të mëdhenj si Ronaldo, Figo, Zidane, Roverto Carlos dhe Beckham.

Helguera ka konfirmuar edhe një herë – në fakt ata e kanë pranuar edhe vetë – që dy brazilianët ishin disi të shfrenuar. “Beckham, Zidane ose Figo ishin shumë profesionistë. Roberto Carlos dhe Ronaldo ishin ata që kishin më dëshirë të dilnin, por nuk dilnin çdo ditë.

Nëse luhej të shtunën dhe fitohej, atëherë dilnin. Gjithsesi nuk dilnim të premten ose të shtunën kur të dielën kishim ndeshje”, rrëfen Helguera, i cili zbulon edhe detaje nga festat që ata të dy organizonin.

“Isha në një festë ditëlindjeje me gruan time, kur kanë filluar të shfaqen autobusë të mbushura me vajza. Gruaja ime më tha ‘shkojmë në shtëpi’, ashtu siç bëri edhe ajo e Figos. Ishte shtëpia e Ronaldos, që më pas ia shiti Sergio Ramosit”. / abcnews.al