PO! Jennifer Lopez u martua me të dashurin e saj Ben Affleck dhe dasmën e tyre vendosën ta bëjnë një ngjarje globale, shkruan faqja online TMZ.
Jennifer Lopez postoi një set fotografish dhe videosh nga dasma e saj e befasishme me Ben Affleck — duke u shfaqur me fustanin e saj të bardhë ndërsa dhëndri me kostum të bardhë. Të dy duken të mahnitshëm. (Shikoni videon ne fund te lajmit)
Videot dhe fotot por dhe shumë detaje të dasmës janë publikuar në uebsajtin – OnTheJLo
“Ne u martam. Dashuria është e bukur. Dashuria është e mirë. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet duruam” shkruan JL.
Ajo vazhdon më tej… “Pikërisht atë që donim. Mbrëmë fluturuam në Vegas, qëndruam në radhë për një licencë martese me katër çifte të tjera, të gjithë duke bërë të njëjtin udhëtim në kryeqytetin e dasmave të botës. Pas nesh dy burra u martuan, Përpara nesh, një çift i ri që kishte bërë tre orë me makinë nga Victorville, në ditëlindjen e dytë të vajzës së tyre – të gjithë ne duam të njëjtën gjë – që bota të na njohë si partnerë dhe të deklarojmë dashurinë tonë për botën përmes simbolit të lashtë dhe pothuajse universal të martesës.”