Atdheu nuk shitet! Privatizimi i industrisë së energjisë, deputeti zhvishet në Parlament

0
233

Një deputet meksikan i quajtur Antonio Garcia Conejo ka protestuar në Parlament në një mënyrë mjaft të çuditshme, duke u zhveshur.

Parlamenti meksikan prej ditësh është përfshirë në debate të ashpra për shkak të miratimit të ligjeve për privatizimin e industrisë së energjisë.

Deputeti i kahut të djathtë e ka cilësuar një vendim të tillë si shkelje të pastër, teksa ka vendosur të heqë rrobat e tij për të treguar që nëse kolegët e tij kanë turp ta shikojnë atë të zhveshur, ashtu është edhe populli i Meksikës i varfër, i zhveshur dhe i përdhosur nga politika.

Antonio Garcia Conejos së bashku me deputetët e tjerë të Partisë Demokratike kanë shpalosur sloganin “Atdheu nuk është në shitje”, duke mbajtur kështu një mendim kundër.

Por gjithsesi, ky gjest simbolik nuk funksionoi dhe Parlamenti votoi miratimin e ligjit historik.

Kongresin Meksikan hapi industrinë shtetërore të naftës të vendit për investitorët e jashtëm për herë të parë pas 70 vitesh.

Ora news