Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Athinë.
Në zonën e quajtur Artemida, 6 persona kanë mbetur të vrarë pas një atentati. 5 prej tyre janë gjendur të pajetë në makinë, ndërsa shoferi ishte i shtrirë jashtë saj. Gjithashtu jashtë makinës janë gjetur 25 gëzhoja 9 mm.
Dyshohet se shkak i këtij atentati mafioz është larja e hesapeve mes grupeve rivale.
Mediat në shtetin helen raportojnë se të gjashtë viktimat janë shqiptarë. Ndërkohë makina që ata kishin ishte me targa gjermane.
Sakaq policia po vijon kontrollet dhe dyshohet se makina e atentatorëve është një “Ford” i zi, por dyshohet se kanë përdorur edhe një motor.