Atentat me armë zjarri në Milot, një i vdekur dhe një i plagosur. Një makinë e djegur gjendet në Krujë

0
140

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e sotme (22 korrik) Milotin. Nga të shtënat me armë zjarri mbetën të plagosur rëndë Klisman Preçi dhe Ylli Ibrahimi.

Ata janë transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Por si pasojë e plagëve të marra Preçi ka ndërruar jetë rrugës. Ora News mëson se ai ka shkuar i pajetë në spital

Ndërsa Ibrahimi ka marrë plagë në krahëror dhe këmbë dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.