mbrëmjen e sotme, 16 nëntor në Nice, Greqi jashtë një karburanti në 181 Avenue Thebes.
Mësohet se nga të shtënat me armë zjarri ka humbur jetën një biznesmën shqiptar dhe ka mbetur i plagosur një tjetër.
Sipas medieve greke, autorë të panjohur kanë qëlluar duke e lënë të vdekur në vend biznesmenin, ndërsa shtetasi tjetër me origjinë shqiptare është dërguar menjëherë në spital.
Pak më vonë, makina e autorëve, markë BMË e cila dyshohet e vjedhur, me të cilën kanë ikur, është gjetur e djegur në Avenue Kifissos.
Dy viktimat e sulmit janë pronarë të pikës së karburantit, me origjinë shqiptare, shkruan protothema.