Një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në Kretë, pasi u qëllua për vdekje katër herë nga një 45-vjeçar në shtëpinë e motrës së tij, e cila kishte organizuar një festë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, 12 qershor.
Mediet greke bëjnë fjalë për çështje hakmarrjeje ndaj të riut pasi sipas informacioneve paraprake autori dhe viktima janë përplasur në të kaluarën për çështje pronash.
Si ndodhi atentatit ndaj 22-vjeçarit
Viktima dhe autori ishin të ftuar sot në të njëjtën festë e cila ishte organizuar në shtëpinë e motrës së viktimës, shkruan abcnews.al.
Sipas informacioneve, fillimisht 45-vjeçari është larguar nga shtëpia e motrës së 22-vjeçarit, por është kthyer pak minuta më vonë dhe pa dalë nga automjeti, ka qëlluar të paktën katër herë 22-vjeçarin, nga një distancë shumë e afërt.
I riu fatkeq u dërgua në spitalin e Rethymnos, ku u shpall i vdekur.
Pasi e qëlloi 45-vjeçari është largua, ndërsa policia greke po punon për kapjen e tij.
Në shtëpinë ku ndodhi vrasja ka forca të shumta policie nga frika e hakmarrjes, pasi autori më viktimën kanë një të kaluar tensionuese./abcnews.al/