Atentat ndaj Hekuran Billës dhe kushëririt të deputetit të PS, arrestohet 33-vjeçari

0
323

Një 33-vjeçar me precedent që ishte me masë sigurie arrest shtëpie, është autori i dyshuar për atentatin ndaj 30-vjecarit Fation Harusha, ngjarja e ndodhur të hënën në Shkodër. Motivet e konfliktit mes të rinjve ndërkohë mbeten të paqarta!

Një 33-vjeçar që duhet të qëndronte i izoluar në shtëpi me masë arresti në shtëpi, është ndaluar nga policia pasi dyshohet se është përfshirë në dy atentate mafioze. Gjekson Pusi është ndaluar nga Policia e Shkodrës si i dyshuar i dyshuar për atentatin ndaj Fation Harushës, ngjarje e shënuar të hënën në Shkodër. Krahas kësaj ngjarje, për Pusin ka dyshime se është implikuar dhe në atentatin ku mbeti i vdekur Hekuran Billa.

Gjekson Pusi, me precedentë penalë dhe më herët i cilësuar person me rrezikshmëri të lartë ndodhej në arrest shtëpie që nga tetori i vitit të shkuar pasi u evidentua teksa lëvizte me armë zjarri pa leje me vete. Për motive ende të panjohura, Ai sulmoi 30-vjeçarin Fatjon Harusha, kushëri i afërt i deputetit socialist Luan Harusha. I riu arriti t’i shpëtojë sulmit, ndërsa plumbat prekën makinën në pronësi DPSHTRR, me të cilën ai udhëtonte në rrugën e fshatit Kuç në Vukatanë.  Ende nuk dihet arseja që ka mund të ketë çuar drejt kryerjes se këtij atentati që fatmirësisht dështoi.

33-vjeçari tashmë i arrestuar dyshohet se ka drejtuar automjetin e autorit të vrasjes së Hekuran Billës. Pusi mësohet se është shok i ngushtë i Viktor Markut, i dyshuar si ekzekutori kryesor i 40-vjeçarit Hekuran Billa, të vrarë në 11 qershor në ”Komunën e Parisit” në kryeqytet.

Pusi është personi i katërt i arrestuar për atentatin ndaj Hekuran Billës, pasi më herët është arrestuar Viktor Marku i dyshuari kryesor, Sebastian Mali dhe Adjola Lakra në rolin e bashkëpunëtorëve. Gjykata e Tiranës ka caktuar ‘arrest me burg’ për të tre këta shtetas. Viktor marku është vëllai i Prel Markut, të vrarë në 2006 në angli nga Billa.

Sebastian Mali është nipi i vëllezërve marku, i cili dyshohet se bashkë me të dashurën Adjola Lakra kanë ndihmuar në realizimin e atentatit. Billa dyshohet se u vra nga Viktor Markun për hakmarrje pasi kishte vrarë në vitin 2006 vëllain e tij Prel Marku në Angli. Ai ishte dënuar nga drejtësia angleze me burgim të përjetshëm, por u lirua nga ky dënim nga drejtësia shqiptare.

ora news