Atentat ndaj shqiptarit në Itali, qëllohet me 7 plumba, në gjendje të rëndë në spital

0
80

Një 39 vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Vittoria, në provincën e Raguzës. Shqiptari i cili rezulton i ligjshëm në shtetin italian me leje qëndrimi të rregullt në territorin e Vittoria-s, u godit  gjatë natës me 7 të shtëna me armë zjarri në fshat midis Vittoria dhe fraksionit Pedalino të Comiso.

Në vendngjarje ka shkuar autoambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin në Urgjencën e spitalit Guzzardi di Vittoria. Gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.