Atentat në Gjermani, humb jetën ish-boksieri shqiptar

0
107

Policia gjermane ka njoftuar se një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Bielefeld, si pasojë e disa të shtënave në qendër të qytetit.

Autori ose autorët e ngjarjes ende nuk janë kapur, ndërsa viktima është identifikuar si ish-boksieri nga Kosova, Besar Nimani.

Ngjarja ndodhi në zonën e Obernstrasse Klasingstrasse rreth orës 18:00, kur “një ose më shumë autorë janë afruar dhe kanë qëlluar.”

Policia thekson se shtetasi kosovar ka humbur jetën në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda.