Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Memaliaj. • Sipas raportimeve nuk pati viktima, ndërsa raportohet se shenjestra ishte avokati Andrea Zotaj pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjirokastër. • Zotaj ishte bashkë me nipin e tij në makinë, kur autori i atentatit, Fatos Lamaj i kishte zënë pritë për ta ekzekutuar. • Pas një manovre të makinës nga avokati, plumbat e qëlluar drejt tyre nuk i kapën. • Zotaj është shprehur se ngjarja ka qenë për shkak të detyrës dhe se plumbat kishin kapur vetëm makinë. • Ndërkohë policia nga ana tjetër është shprehur se autori ka qëlluar në ajër dhe se është arrestuar. • Autori i atentatit ishte ndaluar nga policia 2 netë para se të ndodhte ngjarja, pas një konflikti me të afërmin e tij për cështje pronash. • Avokati Zotaj ka qenë pala mbrojtëse e të afërmit të autorit. • Pasi ka qëndruar 1 natë në paraburgim, Lamaj rrëmbeu kallashnikovin dhe zuri në pritë avokatin.