Atentat në Vlorë, të shtëna me armë ndaj një makine, ekzekutohen 2 persona

0
114

Një atentat ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mbikalimin e Panajasë në Vlorë, ku raportohet se kanë mbetur të vdekur dy persona. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në autostradë teksa është shtënë me armë zjarri ndaj një makine.

Makina tip “Ford” është qëlluar nga mbrapa gjatë kohës që ka qenë në ecje dhe më pas ka përfunduar në kanal ku u zbulua se të vdekur kishin mbetur dy persona, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Ende nuk bëhen me dije detaje të reja rreth ngjarjes, ndërsa pritet njoftimi zyrtar nga policia. Kujtojmë se kjo është e disata ngjarje kriminale nëvend brenda 2 ditëve të fundit.