Nuredin Dumani është arrestuar mbrëmjen e sotme në Fier, pasi dyshohet si autori i atentatit që ndodhi në zonën e Cërrikut në Elbasan.behet me dije se provat që u gjetën në Cërrik të Elbasanit, ku u qëllua mbi 20 herë në një makinë tip BMË, kanë çuar në gjumit e Dumanit, i cili tashmë është arrestuar.
Dumani ka qenë i përfshirë në ngjarjet e pasdites në Elbasan ku u krye atentat ndaj shtetasit të shpallur në kërkim, Talo Çela.
Policia ka marrë informacioni për këtë ngjarje dhe nga informacionet operative ka mësuar se Dumani pas ngjarjes është larguar për në qytetin e Fierit dhe pas ndërmarrjes së këtij operacioni ka bërë të mundur arrestimin e tij në nje bllok pallatesh në lagjen “Apollonia”.
Sipas informacioneve të siguruara, Dumani ka qenë i armatosur në momentin e arrestimit nga forcat speciale “RENEA”.