Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një vit më parë ku u vranë në një atentat Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.
Pamjet e kamerave të sigurisë të administruara nga grupi hetimor në një rreze të gjerë kanë filmuar mjetin me targa sllovene ditën e ngjarjes së rëndë, i cili dyshohet se është përdorur për të informuar autorët për të gjitha lëvizjet e tyre.
Autoritetet shqiptare i kanë nisur një letërporosi autoriteteve sllovene, duke u kërkuar ndihmë për të zbuluar se kujt i përket makina, nëse është e vjedhur apo ka hyrë në territorin e vendit tonë në rrugë të ligjshme.
Brilant Martinaj ishte kushëri i Ervis Martinaj, i zhdukur prej 7 gushtit 2022.