Atentati mafioz ndaj kuksianit në Londër, autorja është një 26-vjeçare BRITANIKE (DETAJE)

0
324

Policia angleze ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e atentatores që qëlloi me breshëri plumbash drejt dy të rinjve shqiptarë në Londër. Ajo është Rushelle McLaughlin 26 vjeçe, nga Northolt, Middlesex, raportojnë mediat vendase.

E reja u akuzua dje për armëmbajtje pa leje dhe u mbaj në paraburgim, teksa sot doli para gjykatës. Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, 26-vjeçarja akuzohet se është autorja e sulmit me armë të ndodhur më datë 4 qershor, në Barking, në lindje të Londrës. Ende nuk dihet pse vajza ka qëlluar mbi dy të rinjtë shqiptarë.

Pas ngjarjes së rëndë, Newsbomb.al njoftoi vetëm disa orë më pas se i riu i mbetur i plagosur ishte një djal nga Kukësi, i identifikuar si D.Gashi, 24 vjeç. Nga pamjet që Newsbomb.al siguroi, duket makina e shqiptarit e përplasur me bordurën në një lagje të populluar, mesa duket pasi ka humbur kontrollin teksa është qëlluar me armë zjarri. Në xhamin e parë të makinës dallohet edhe vrima e plumbit nga krahu i shoferit.

atentati.jpg

Në makinë tip “Ford” me të riun shqiptar ka qenë edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk dihet. Ai gjithashtu ka mbetur i plagosur.

Newsbomb