Një atentat mafioz ndodhi mesditën e kësaj të martë në aeroportin e Rinasit. Drejt një automjeti u qëllua me breshëri plumbash.
Për pasojë humbi jetën Gilmando Dani dhe një person u plagos. Viktima Gilmando Dani, njihet edhe si krahu i djathtë i Emiliano Shullazit.
Ndërsa i plagosuri është identifikuar si Muçi Shaljani (Sheqeri). I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë te Trauma.


